Arsenali ia ka ofruar Sakas kontratën e re, zbulohen detajet

  • A.P /
  • 03 October 2022 - 21:00
Arsenali ia ka ofruar Sakas kontratën e re, zbulohen detajet

Bukayo Saka pritet që së shpejti ta rinovojë kontratën e tij me Arsenalin.

“Daily Mail” ka raportuar se klubi londinez tashmë ia ka ofruar kontratën e re 21-vjeçari

Nëse palët bien dakord për vazhdim të kontratës, Saka besohet se do të mbetet i lidhur me “Topçinjtë” deri në verën e vitit 2027.

Kontrata aktuale e reprezentuesit të Anglisë me klubin nga “Emirates” skadon më 30 qershor 2024.

Saka është produkt i klubit të Arsenalit, teksa me skuadrën e parë kishte debutuar në vitin 2019.

Në total, Bukayo Saka ka regjistruar deri më tani 140 paraqitje me fanellën e skuadrës londineze. Ai ka shënuar 24 gol dhe ka shtuar 33 asistime. 

(Kosova Sot Online)