Xhaka më shumë prekje brenda zonës se Son deri më tani në këtë sezon

  • S.A /
  • 04 October 2022 - 10:45
Xhaka më shumë prekje brenda zonës se Son deri më tani në këtë sezon

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ka pasur më shumë prekje në zonën e penalltisë së kundërshtarit sesa Son Heung-min i Tottenhamit këtë sezon. Mesfushori shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 të Gunners ndaj Spurs të shtunën. Ai qëlloi klinikisht me këmbën e tij të majtë pasi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen kundërshtare, për t’u vendosur brenda zonës së Spurs.

Si rezultat, Xhaka ka pasur tashmë 30 prekje brenda zonës së penalltisë së kundërshtarit këtë sezon – tre më shumë se sulmuesi Son, sipas WhoScored. Ylli i Spurs ka pasur një fillim të ndërlikuar të sezonit dhe ka luftuar për gola dhe asistime – me përjashtim të hat-trick-ut të tij kundër Leicester. Ndërkohë, Xhaka po shijon disi një rilindje në mesfushën e Mikel Artetës me dy gola dhe tre asistime në Ligën Premier. Para të shtunës, prekjet e lojtarit shqiptar me pasaportë zvicerane në zonën kundërshtare ishin rritur me 250 për qind – me 3.58 prekje për 90 minuta krahasuar me 1.43 për 90 sezonin e kaluar. Xhaka ka prodhuar gjithashtu mesatarisht 1.9 pasime kyçe dhe padyshim që po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij.

(Kosova Sot Online )