
Daniele De Rossi mund të emërohet trajner te skuadra nga Serie A

Legjenda e futbollit italian, Daniele De Rossin, raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Salernitanas.
Ndeshja e radhës e Salernitanas në Serie A, kundër Hellas Veronas, mund të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit, Davide Nicola.
Nicola u emërua trajner te Salerintana në shkurt të këtij viti dhe e udhëhoqi skuadrën drejt mbijetesës në Serie A.
Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë mirë për të këtë sezon. “Granata” ka grumbulluar vetëm shtatë pikë nga tetë xhirot e para, me bilanc prej një fitoreje, katër barazimeve dhe tri humbjeve.
(Kosova Sot Online)