Goli mahnitës i Rodrit nga distanca po cilësohet se u anulua në mënyrë kontroverse nga VAR-i

  • S.A /
  • 12 October 2022 - 10:22
Goli mahnitës i Rodrit nga distanca po cilësohet se u anulua në mënyrë kontroverse nga VAR-i

Rodri mendoi se kishte shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve për Manchester Cityn në Kopenhagë të martën në mbrëmje, por ai gol iu anulua më vonë pas rishikimit të VAR-it. Gjatë pjesës së parë në Danimarkë, mesfushori spanjoll ‘shqeu’ rrjetën pas një goditje të jashtëzakonshme nga distanca. Teknika e shfaqur nga Rodri ishte diçka e një niveli tjetër dhe po të lejohej të qëndronte, do të kishte qenë një nga golat më të mirë të parë në garën elitare evropiane të klubeve deri më tani këtë sezon.

Megjithatë, goli përfundimisht u anulua kur ata që përdornin sistemin VAR rishikuan situatën dhe i kërkuan gjyqtarit të shkonte dhe të kontrollonte monitorin e fushës. Pse e bënë këtë? Sepse topi më parë kishte prekur lehtë dorën e Riyad Mahrez disa sekonda përpara se Rodri të shënonte nga rreth 25 metra. Sulmuesi algjerian nuk mund të kishte bërë absolutisht asgjë për këtë dhe dora e tij sigurisht që nuk ishte në një pozicion të panatyrshëm. Por, pas një vështrimi të zgjatur në një përsëritje të incidentit, gjyqtari përfundimisht deklaroi se ishte një lëvizje e paligjshme nga Mahrez dhe e anuloi golin e mrekullueshëm të Rodrit. Kjo po cilësohet si një anulim në mënyrë kontroverse dhe se goli duhej të qëndronte. 

(Kosova Sot Online )