Shkëmbimi Mbappe – Sallah, ideja e fundit e PSG-së

  • S.A /
  • 13 October 2022 - 14:00
Shkëmbimi Mbappe – Sallah, ideja e fundit e PSG-së

Paris Saint-Germaini është i vetëdijshëm se në fund të këtij sezoni mund ta humbasë Kylian Mbappen, edhe pse palët e nënshkruan një kontratë afatgjate në fund të afatit kalimtar të verës. Për këtë arsye, gjiganti francez po mundohet të nxjerrë diçka më shumë sesa paratë, pasi të mbetet pa kampionin e botës me Francën. 

Së fundmi po flitet se sulmuesi i pakënaqur në Paris mund të përfundojë në Liverpool gjatë verës së vitit të ardhshëm pasi PSG-ja nuk dëshiron t’ia shesë lojtarin Real Madridit.

Ideja e fundit e klubit nga “Parku i Princave” është që t’i shkembejë sulmuesit me Liverpoolin, njofton “ismaeelmahmoudd”. Me këtë rast, ish-futbollisti i Monacos do të përfundonte në “Anfield Road”, kurse Mohamed Salah do të bëhej parisien. Mbetet të shihet nëse “Reds” do ta pranojnë këtë propozim, ndërsa atyre do t’ju duhet të paguajnë edhe para shtesë duke e pasur parasysh se Mbappe vlen shumë më tepër se Salah.

(Kosova Sot Online )