Spektakël në “Camp Nou”, Barcelona dhe Interi ndajnë pikët

  • A.P /
  • 12 October 2022 - 23:00
Spektakël në “Camp Nou”, Barcelona dhe Interi ndajnë pikët

Barcelona dhe Interi kanë ndarë pikët në ndeshjen e katërt në Grupin C të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Camp Nou” dhuroi spektakël, teksa u mbyll me rezultatin 3:3, shkruan Gazeta Express.

Ousmane Dembele (40’) dhe Robert Lewandowski (82’, 90+2’) shënuan për katalunasit.

Kurse, për “Nerazzurrët” shënuan Nicolo Barella (50’), Lautaro Martinez (63’) dhe Robin Gosens (89’).

Interi pas këtij barazimi ka 7 pikë dhe renditet i dyti në grup, me tri pikë më shumë se Barcelona.

(Kosova Sot Online)