Shënoi në stil të Ronaldinhos, goli i Enis Bardhit zgjedhet më i miri i xhiros në Ligën e Evropës

  • S.A /
  • 14 October 2022 - 15:48
Shënoi në stil të Ronaldinhos, goli i Enis Bardhit zgjedhet më i miri i xhiros në Ligën e Evropës

Trabzonspor ka marrë një fitore të madhe në xhiron e katërt të Ligës së Evropës ndaj Monacos me rezultat 4-0.

Kontribut të madh në këtë sfidë dha edhe mesfushori shqiptar Enis Bardhi që shënoi një gol spektakolar.

Goli i Bardhit në fakt ka qenë më i miri i mbrëmjes në Ligën e Evropës, pasi ai ka fituar edhe zyrtarisht vendin e parë.

UEFA e vendosi në garë golin e Bardhit së bashku me atë të Alexader Sorlouth të Real Sociedad, Joey Veerman të PSV Eindhoven dhe Emiliano Martinez të Midytjelland.

Vota më së shumti mori goli i Bardhit që realizoi nga gjuajtja e lirë në stil të legjendës braziliane Ronaldinho.

Bardhi goditi bukur dhe me mençuri poshtë murit të gjallë duke dërguar topin në rrjetë dhe duke sjellë gëzim të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumit Medical Park në Trabzon.

Gola të ngjashëm shënonte edhe legjenda braziliane Ronaldinho me fanellën e Barcelonës dhe tifozët që votuan kanë krahasuar golin e mbrëmshëm të brazilianit me ish-numrin 10 të Brazilit. 

(Kosova Sot Online )