Me këto dy ndeshja hapet sot java e gjashtë në Superligë

  • S.A /
  • 15 October 2022 - 09:25
Me këto dy ndeshja hapet sot java e gjashtë në Superligë

Sot nis java e gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet mes dy skuadrave bardhekaltër, Rahovecit dhe Sigal Prishtinës.

Të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore në përballjen që zhvillohet në shtunën. Vreshtarët kanë një fitore e katër humbje, kurse kryeqytetasit tri fitore e dy humbje.

Ndërkohë, Ponte Prizreni kërkon fitoren e katërt radhazi pas dy humbjeve të para. Prizrenasit do të sfidohen nga Vëllaznimi, që ka një fitore e katër humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 6

E shtunë

17:00 Rahoveci – Sigal Prishtina                 

19:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi.

(Kosova Sot Online )