Mbappe e mohon: Nuk kam kërkuar të largohem në janar

  • S.A /
  • 17 October 2022 - 09:13
Mbappe e mohon: Nuk kam kërkuar të largohem në janar

Kylian Mbappe ka hedhur poshtë raportimet e fundit lidhur me të ardhmen e tij. Së fundmi u raportua se francezi ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar në afatin kalimtar të janarit.

Mirëpo, Mbappe ka deklaruar se nuk asgjë të vërtetë.

“Unë nuk kam kërkuar të largohem nga PSG gjatë janarit”, tha ai për “RMC” pas ndeshjes të së dielës kundër Marseilles.

“Nuk jam i inatosur me klubin, nuk është e vërtetë”, shtoi 23-vjeçari.

Kylian Mbappe ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri më 30 qershor 2025. 

(Kosova Sot Online )