Ronaldo e uron Benzeman me fjalë të mëdha

  • S.A /
  • 18 October 2022 - 09:23
Ronaldo e uron Benzeman me fjalë të mëdha

Legjenda braziliane, Luis Nazario de Lima Ronaldo e ka uruar Karim Benzeman për Topin e Artë që e fitoi mbrëmë. Sulmuesi francez e fitoi këtë çmim individual prestigjioz për herë të parë në karrierë pasi e kaloi një sezon fantastik. Ai u shpreh që njëri prej inspirimeve të tij ishte Ronaldo, të cilin e ndiqte që nga fëmijëria.

E ish-sulmuesi brazilian ia ktheu sulmuesit aktual të Real Madridit me një urim përmes një postimi në rrjetet sociale.“Një numër 9 edhe një herë e fiton Topin e Artë. E ke merituar Karim Benzema. Një nder për mua të jem njëri prej inspirimeve tua. Urime për këtë arritje”, ka shkruar Ronaldo, i cili ia uroi Topin e Artë edhe futbollistes Alexia Putellas. 

(Kosova Sot Online )