Liverpooli fiton minimalisht ndaj West Hamit

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 22:30
Liverpooli fiton minimalisht ndaj West Hamit

Liverpooli e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Premierligë.

“Reds” triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj West Ham, në kuadër të javës së 12-të në Premierligë.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 22-të, kur Darëin Nunez realizoi me kokë, pas krosimit nga Tsimikas.

Ëest Ham pati mundësi të barazonte rezultatin, por Boëen dështoi të shënonte nga penallita

Me këtë fitore, Liverpooli tani shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e shtatë, 11 më pak se lideri Arsenali.

Në anën tjetër, West Ham mbetet i 13-ti me 11 pikë të grumbulluara nga po aq ndeshje të luajtura. 


(Kosova Sot Online)