Real Madridi fiton lehtësisht ndaj Elches

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 23:05
Real Madridi fiton lehtësisht ndaj Elches

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 0:3 ndaj Elches në udhëtim, në kuadër të javës së 10-të në La Liga.

Benzema realizoi qysh në minutën e gjashtë, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Pesë minuta më vonë, Valverde realizoi për 0:1, 

Më pas, edhe dy gola tjerë u anuluan nga VAR-i për pozitë jashtë loje, të Alabas dhe Benzemas.

E treta e vërteta ishte për fituesin e Topit të Artë këtë javë, i cili e gjeti golin në minutën e 75-të të ndeshjes.

Krejt në fund, Asensio shënoi për 0:3 në minutën e 89-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, tani Real Madridi shkon në kuotën e 28 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Barcelona që nesër luan me Villarrealin

(Kosova Sot Online)