Befasi në Premierligë, Nottinghami e mposht Liverpoolin

  • S.A /
  • 22 October 2022 - 15:27
Befasi në Premierligë, Nottinghami e mposht Liverpoolin

Nottingham Forest është përkujdesur për befasinë e javës së 13-të në Premierligë. Skuadra e drejtuar nga Steven Cooper ka shënuar fitore minimale ndaj Liverpoolit, me këta të fundit që vinin pas dy fitoreve radhazi .

Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “City Ground”, u mbyll me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Taiwo Awoniyi, në minutën e 55-të.

Nottinghami pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe renditet i parafundit në tabelë, me vetëm një pikë më shumë se Leicester City. Por, “Dhelprat” kanë momentalisht një ndeshje më pak.

Kurse, Liverpooli renditet i shtati në tabelë me 16 pikë, me vetëm një pikë më shumë se Brightoni dhe Fulhami, që ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave.

(Kosova Sot Online )