Na jemi aq trima, e pranojmë pas heshtjes tërthorazi tradhtinë

Na jemi aq trima, e pranojmë pas heshtjes tërthorazi tradhtinë
Na jemi aq trima, e pranojmë pas heshtjes tërthorazi tradhtinë

Shefik Shkodra

  • 22 October 2022 - 14:17

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

 Refuzimi i Qeverisë së Kosovës, nga heshtja po kalon publikisht para gjithë botës. Pra, kjo është instanca më e rrezikshme degraduese për këtë vend. Bëhet fjalë për shtetin e Kosovës. Nuk do ta arsyetojë asnjë dëshmi opozitën në përgjigje të Qeverisë. Kemi shpresuar se LDK, do të ringjallet me pozitivitet, por jo, s’ishte ai Abdixhiku që kanë menduar njerëzit. PDK, s’ka mundësi fare me Memlin, s’është origjinal, madje shumë i kotë dhe njeriu që i rri padronit gatitu.

 Nuk ka shumë nevojë që të kërkosh e të studiosh rreth politikës së këtyre partive tona (PDK dhe LKD), të cilat tashmë janë molisë e pasivizuar me stisje e intriga, sikur kanë qenë në pushte edhe tash në opozitë. Moti kohë thirrshin para qytetarëve: - Duhet të japim këtë vend për fitimin e lejeve nga evropianët për  qarkullim pa viza. Me afate të shkurtra, mujore, javore, etj. pas një viti, në nëntor, në dhjetor...Po na kërkojnë mendohej në evropianët, të lejojmë Bashkimin e Komunave me shumicë serbe, të vetëqeverisen, e më shumë të jenë të lidhura me Serbinë (janë nënshkruar jashtë kornizës kushtetuese marrëveshje); ne do ta ofrojmë një parti më ekstreme serbe, e cila do të jetojë e qetë e e përkëdhelur. në mesin tonë, për serbët e Kosovës, por e lidhur me Serbinë. Dhe këto i kryen partitë tona LDK dhe PDK, duke pasur qëllime të caktuara. 

 Po kërkohet prej nesh, që ta votojmë një gjykatë, Gjykata Speciale me seli në Hagë, për gjykime dhe dënime të të akuzuarve shqiptarë. Këto dy parti a tri e kanë votuar. Por këtë vetë kanë fituar vendin atje, duke shpresuar krejt ndryshe. Sigurisht në marrëveshje me Serbinë dhe Edi Ramën, që ta ndajnë Kosovën, këta të shpëtojnë nga akuzat në Gjykatën e Hagës. Por kjo shpresë u është shuar, sikur dihet mirë. Dhe tash, artificialisht përmbahen dhe lavdërohen pjesëtarët e tyre. Këtë e kanë votuar vetë në Kuvendin e Kosovës madje dhunshëm, përveç VV. Që ta lejojnë dhe ta nënshkruajnë një Republikë serbe mbi Republikën e Kosovës; që ta votojnë vetë një Gjykatë Speciale, vetëm për shqiptarët e Kosovës.

Prandaj, kanë dashur që sa më shpejt të merren vesh me Serbinë dhe këta të qëndrojnë në karrigen e pushtetit për të sunduar përjetë këtë popull në këtë vend të rrënuar. Po, kur u zgjodh një parti në pushtet, e cila ishte kundërshtare e këtyre marifetllëqeve, sikur ishte dhe është VV në koalicion me Guxo, atëherë e panë partitë në opozitë, LDK, PDK, AAK, NISMA e AKR, se “mundi do t’u shkojë përfundi”. Pastaj, do të jenë të rrezikuar (liderët dhe rrethi i tyre) me uzurpimet, privatizimet dhe me abuzimet e tyre, duke keqpërdorur pozitën zyrtare.

Në këtë mënyrë ia mësynë manovrimeve dhe intrigave të pa kripë e të pa cipë: nuk përgjigjen për ligjet që do t’u cenohet pasuria e “fituar”, që do t’u cenohet nënshkrimi i dhënë për marrëveshje me Serbinë, të cilës ia nënshkruan BKS me shumicë, dhe do të mbeteshin “ujemin” gjithashtu të premtuar. Tash duhet të mbeten, para botës shqiptare, tradhtarë të të gjitha kohërave. Nisën dhe po vijojnë bojkotimin e Qeverisë së A. Kurtit. Njëherë, duke bërë një gjurullti me OVL të UÇK-s, pastaj për çmime dhe jetën e vështirë; për arsimin (pagat – merre me mend, sa të mençur janë këta), kërkojmë paga të larta për mësimdhënësit, duke mos llogaritur edhe shumë çështje më të rëndësishme në jetën e arsimit kosovar. Këtë herë i përdorën Sindikatat, njerëz të paguar e të dëgjueshëm, ndoshta edhe intim, për një muaj ditë shkollat e mbyllën, vetëm që ta paralizojnë shtetin. Me shpresë, se, qeveria duhet të largohet.

Ta marrin mandatin, në çfarë mënyrë nuk dihet, si e kanë menduar, por gjithsesi që dikush prej atyre, të lidhur në mes veti, të jenë në pushtet për interesat e të gjithë atyre abuzuesve. Garant, jo për diçka të vlershme shoqërore e shtetërore! Tash, kur problemi i marrëveshjes me Serbinë është në buzë të një përfundimi, e si do të përfundojë, pikëpyetje, zotërinjtë përfaqësues të PDK-s dhe të LDK-s, nuk i përgjigjen kryeministrit për konsultime të një dialogu, si do të qëndrojnë dhe për çfarë alternative janë të gjithë me një zë në Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Si të vijnë në takime këta përfaqësues të këtyre dy partive? Liderët, atëbotë, u kanë rekomanduar: – Mos e përfillni këtë qeveri! Ne e kemi nënshkruar Marrëveshjen me Serbinë!

Na ishim ata që e mbajmë premtimin ndaj Vuçiqit. “Vëllai” nga Tirana do të jetë i kujdesshëm që kjo punë të mbarojë, ashtu siç jemi marrë vesh më herët. Dhe këtu është një shpresë për këtë opozitë, që kjo Qeveri për këtë shkak apo ndonjë shkak tjetër, të bie dhe të shpallen zgjedhje të reja. Krejt shpresa i mban njerëzit. Mos do të jemi sërish në ato karriget që do ta mbrojmë interesin tonë personal, familjar e oborrtar. Këta kanë organizuar lloj-lloj rrugaçi nëpër ato TV koçakët dhe portalet, që sa më shumë intriga, sharje e njollosje për këtë qeveri. Sa më shumë shpifje e herë-herë bilborde, të gjitha këto do të përshtateshin e do t’u takonin atyre në opozitë se sa këtyre të VV në pozitë.

Po pse aq shumë urrejtje? Pse po doni ta shkatërroni nga inati krejt këtë mundi gjithë popullor e gjithëkombëtar. Po pse thirreni gjithmonë secili prej jush se, na jemi më të merituarit. Po a po kujtoheni, se krejt dihet për secilin në opinionin publik. Këtë ua kemi thënë para këtyre zgjedhjeve. A s’ju vjen turp që t’ua shohin e dëgjojnë të huajt këtë armiqësi, se ju në opozitë nuk dëgjoni qeverinë e juaj?! Kë do ta dëgjonit ju?

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".