Arsenali mposhtet pastër nga PSV

  • A.P /
  • 27 October 2022 - 20:52
Arsenali mposhtet pastër nga PSV

Arsenali e ka pësuar humbjen e parë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

“Topçinjtë” u mposhtën në udhëtim 2:0 nga PSV

Veerman në minutën e 56-të dhe de Jong në të 63-tën shënuan për fitoren e vendasve.

Me këtë triumf, tani PSV shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Arsenali.

Të dyja këto ekipe e kanë siguruar kualifikimin tutje. 


(Kosova Sot Online)