Plani i Laportas, e dëshiron Messin te Barcelona në janar

  • S.A /
  • 29 October 2022 - 16:46
Plani i Laportas, e dëshiron Messin te Barcelona në janar

Lionel Messi vazhdon të jetë në planet e Barcelonës. Sulmuesi argjentinas po kalon nëpër një sezon të jashtëzakonshëm dhe Barcelona do të tentojë ta rikthejë. 

E rikthimi mund të bëhet brenda pak muajve. Presidenti i Barcelonës do të synojë ta transferojë në janar Messin. Kjo pasi që rregullat e fair-play financiar janë më të buta sesa në janar.

Por, ky mision është shumë i komplikuar për disa arsye.

E para, PSG nuk dëshiron ta shesë Messin, e sidomos në mes të sezonit. Ai ka kontratë valide deri në fund të edicionit.

E dyta, marrë parasysh raportet mes dy klubeve, PSG nuk e ka ndërmend t’i bëjë favore Laportas.

Dhe e treta, Messi është i fokusuar në sezonin e tij te PSG dhe te Kupa e Botës.

(Kosova Sot Online )