Superkupa e Kosovës shtyhet për në dhjetor

  • S.A /
  • 31 October 2022 - 11:16
Superkupa e Kosovës shtyhet për në dhjetor

Superkupa e Kosovës në basketboll është shtyrë për më vonë. Ky është vendimi më i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës, e cila e ka treguar edhe arsyen që e shtyri që ta marrë këtë hap. “Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 31.10.2022 ka marrë vendim që shtyjë organizimin e Superkupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve. Superkupa e Kosovës (Meshkujt) ishte paraparë të organizohet prej 9-13 Nëntor 2022, data në të cilat organizohet edhe FIBA Window (7-15 Nëntor 2022), në të cilat gara do të paraqitet kryetrajneri i KB Golden Eagle Ylli, së bashku me lojtarin e të njëjtit ekip për Kombëtaren e Bosnje Hercegovinës.

Bordi i FBK-së ka vendosur që Superkupa e Kosovës të organizohet prej 7 deri më 11 Dhjetor 2022. Konform kalendarëve të FIBA-s, Federata e Basketbollit të Kosovës duhet tu përshtatet garave të FIBA-s, andaj Bordi i FBK-së i ka miratuar edhe propozim – ndryshimet në kalendarin e garave të Prince Caffe Superligës së Kosovës, për të cilat do të njoftohen të gjitha grupet e interesit. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij. Në emër të Bordit të FBK-së, Arben FETAHU Kryetar”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.

(Kosova Sot Online )