De Jong refuzon gjigantët anglez, dëshiron të mbetet te Barcelona

  • S.A /
  • 31 October 2022 - 10:47
De Jong refuzon  gjigantët anglez, dëshiron  të mbetet te Barcelona

Frenkie de Jong vazhdon të mbetet një çështje te Barcelona edhe pse dëshira e lojtarit është për mos tu larguar nga Camp Nou. Mesfushori holandez ishte në qendër të vëmendjes edhe në afatin kalimtar të verës, por gjitha ofertat e ardhura në drejtim të tij u refuzuan. Barcelona ishte e gatshme ta shiste lojtarin dhe kishte pranuar ofertën prej 85 milionë euro nga Manchester United, por në fund vet De Jong vendosi të qëndronte në Camp Nou.

Gjiganti katalunas është gati ta shes edhe në janar lojtarin, por De Jong ka refuzuar tre propozime nga gjigantët anglezë. Chelsea, Manchester United dhe Liverpool kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, por përgjigja e holandezit ka qenë negative. 25-vjeçari është i vendosur të qëndrojë në Camp Nou, ku është edhe futbollisti më i paguar te Barcelona. Gazeta katalunase Sport ka raportuar se De Jong është i dashuruar me Barcelonën dhe nuk e ka ndërmend të largohet pavarësisht presionit që po i bën klubi për të pranuar largimin. Reprezentuesi i Holandës këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje me blaugranët ku ka shënuar edhe një gol.

(Kosova Sot Online )