Zbulohet emri i klubit që po e rivalizon Barçën për Messin

  • S.A /
  • 31 October 2022 - 11:25
Zbulohet emri i klubit që po e rivalizon Barçën për Messin

Lionel Messi po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Paris Saint-Germainit, ndërkohë që jashtë fushës së blertë vazhdon të flitet me të madhe për të. Mediat spanjolle raportuan së fundmi se Barcelona po mundohet ta rikthejë yllin argjentinas gjatë janarit që po vjen. E në ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se shtatë herë fituesin e Topit të Artë e pëlqejnë edhe përtej Atlantikut.

Më saktësisht, klubi Inter Miami, i cili garon në ligën MLS, është optimist se do ta transferojë përfaqësuesin argjentinas.

Kubi amerikan synon ta transferojë “pleshtin” gjatë verës që vjen, kur atij do t’i skadojë kontrata me PSG-në.

Ndërkohë, klubi francez do të mundohet ta bindë lojtarin që ta vazhdojë kontratën dhe qëndrimin në “Parkun e Princave”.

Messi, nga ana e tij, ka thënë se për të ardhmen do të vendosë pas përfundimit të karrierës.

(Kosova Sot Online )