BE-ja akoma po e ledhaton e lazdron Serbinë, po vazhdon ende të tregohet e pa drejtë me shqiptarët

BE-ja akoma po e ledhaton e lazdron Serbinë, po vazhdon ende të tregohet e pa drejtë me shqiptarët
BE-ja akoma po e ledhaton e lazdron Serbinë, po vazhdon ende të tregohet e pa drejtë me shqiptarët

Agim Bajrami

  • 30 October 2022 - 08:58

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

BE-ja po e lazdron Serbinë, duke e avancuar me investime të drejtpërdrejta në ekonominë e Serbisë ,ndihma financiare,ndërsa Serbia me lidershipin e saj politik, udhëheq politikë shtetërore anti evropiane dhe destabilizuese në rajonin e Ballkanit. Përkrah agresionin rus në Ukrainë dhe ndjek politikën shtetërore të jashtme serbe të koordinuar me politikën e jashtme ruse për zhvillimet globale kundër interesave të SHBA-ve dhe interesave evropiane e sidomos mban aktivitete shtetërore armiqësore kundër shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së saj ,duke i instrumentalizuar serbët e Kosovës në shërbim të politikës serbe destabilizuese në Ballkan.

 

Po të shikohej, historikisht,shqiptarët dhe trojet shqiptare janë copëtuar, dhe u janë dhënë sllave të ardhur në jug të. Evropës në trojet e shqiptarëve. Shikoni për rreth nesh, në të gjitha trojet iliro-shqiptare në Ballkan, janë formuara shtetet sllave nga shqiptarët e asimiluar në sllavë,maqedonas, serb,boshnjak e kroat. Të shikohen faktet historike, dhe dokumentet e arkivuara në Vatikan ,të gjitha gjurmët e popujve ballkanas, të çojnë në origjinën iliro-shqiptare. Dhe nga këto prova historike, më të tmerruar janë serbët, ngase,ata e kanë të ndërtuar identitetin e tyre kombëtar e shpirtëror, në mitet e gënjeshtrat e akademisë serbe, duke e përvetësuar kulturën, historinë dhe vlerat shqiptare si të vetën, madje, edhe duke projektuar programin kombëtar serb,shfarues për shqiptarët përmes formave dhe mjeteve të, përzënies, zhbërjes e zhdukjes së shqiptarëve nga trojet e tyre. Serbët ,gjenocidin ndaj shqiptarëve e kanë të ushtruar që nga viti 1878 në luftën rusoturke,e duke i vrarë,masakruar dhe shpërngulur nga rajoni i Nishit të Serbisë së sotme, më parë vendbanime iliro-shqiptare. Gjenocidi tjetër i ushtruar serb mbi shqiptarët zhvillohej në vitin 1912, kur Dardanin antike (Kosova e sotme)me miratimin e Evropës, dhe e okupua nga Serbia, përsëri, përmes ,vrasjeve, zhdukjeve, ndjekjeve dhe marrjeve të pronave të tyre.. Dhe se fundi , Serbia ,pas okupimit ushtarak të Kosovës më 1990,zhvilloj gjenocidin ndaj shqiptarëve më 1998,kur për herë të parë , nën lidershipin e SHBA-ve ,Evropa, dhe perëndimi në tërësi ,ndërhynë ushtarakisht ndaj politikës gjenocidiale serbe nën drejtimin e kriminelit serb millisheviq ,dhe përzunë Serbinë nga administrimi i Kosovës, kur në qershor të vitit1999 u mundësua, pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008, dhe e konfirmuar në të drejtën e shtetësisë së Kosovës, me vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë. Dhe sot, BE-ja, si vepron ndaj shqiptarëve dhe serbëve? - Nga shqiptarët kërkon me ngulm bisedime me Serbinë,herë siç i quajnë zyrtarët evropian ,për normalizimin e marrëdhënieve, shqiptaro-serbe, herë për statusin e shtetësisë së Kosovës ,edhe pse Kosova është e njohur mbi 100 shtete por e kontestuar nga Serbia fqinje, dhe pesë vende anëtare të BE, si ; Spanja,Greqia, Sllovakia,Rumania dhe Qiproja. -BE-ja e lazdron Serbinë, duke e avancuar me investime të drejtpërdrejta në ekonominë e Serbisë ,ndihma financiare, ndërsa Serbia me lidershipin e saj politik, udhëheq politikë shtetërore anti evropiane dhe destabilizuese në rajonin e Ballkanit. Përkrah agresionin rus në Ukrainë dhe ndjek politikën shtetërore të jashtme serbe të koordinuar me politikën e jashtme ruse për zhvillimet globale kundër interesave të SHBAve dhe interesave evropiane e sidomos mban aktivitete shtetërore armiqësore kundër shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së saj ,duke i instrumentalizuar serbët e Kosovës në shërbim të politikës serbe destabilizuese në Ballkan. Serbia ,në Bosnje dhe Hercegovinë përmes , krijesës gjenocidiale të "Republika Srpska",në koordinim me politikën rus ,e mban të tensionuar dhe jo funksional shtetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, nën politikën e "botës serbe" me angazhimin e bashkimit të "Republikës Srpska" dhe të krijimit të Serbisë së madhe. Serbia, në Malin e Zi ,përmes kishës serbe dhe popullatës serbe atje, angazhohet për destabilizim të Malit të Zi. Edhe në Kroaci ,Serbia angazhohet që në emër të historisë dhe të drejtave të serbëve atje, të paraqet shtetin e Kroacisë si jo demokratik dhe me trajtim diskriminues ndaj minoritetit serb...Nga të gjitha këto aktivitete destabilizuese të Serbisë në rajon dhe më gjërë, BE-ja e përkëdhel dhe e ndihmon madje edhe me parat e taksa paguesve evropian, Serbinë, të armatoset duke kërcënuar,liritë,të drejtat dhe paqen e popujve ballkanas , madje kohëve të fundit edhe të vetë Evropës me përkrahjen e politikës luftarake ruse. Por çka bënë, BE-ja për Kosovën? - E ka izoluar të vetmen në rajon nga liberalizimi i vizave; - Nuk e ka përkrah përmes investimeve të drejtë për drejta në zhvillimin ekonomik,i ka bërë ca investime të pa rëndësishme në trajnime profesionale; - Nuk ka ofruar perspektivë të qartë evropiane,madje Kosova, nuk gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE; - Ka dërguar EULEX-in si kategori e sundimit të ligjit me kompetenca absolute, por me performancë zero në sundim të ligjit; - Kërkon me ngulm bisedime me Serbinë sipas interesave serbe ,për t'ia mbaruar qefin Serbisë; - Kur Serbia nuk i zbaton marrëveshjet e nënshkruara ,ose heshtet nga ana e BE,dhe fajësohet Kosova; - Kërkohet të krijohet bashkësia serbe në veri të Kosovës me kompetenca ekzekutive edhe përkundër privilegjeve të dhëna kushtetuese për serbët e Kosovës përmes Planit të Athisarit, që serbët kosovarë nuk kalojnë 3% e popullsisë së gjithëmbarshme në Kosovë,dhe me mundësi që Kosova të shndërrohet në modelin e "Republikës Srpska " në Bosnje ,për të defunksionalizuar shtetësinë e Kosovës; - Kur kërkohet zbatimi i sundimit të ligjit për të gjithë qytetarët e Kosovës ,në rastin e fundit ,regjistrimi i veturave serbe me targat e Kosovës,Serbia reagon me ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit fqinj ,duke i thirr minoritetin serb për rebelim dhe kundërshtim të armatosur përmes strukturave kriminale të instaluara nga Serbia, dhe ,BE- ja hesht ndaj Serbisë dhe i bënë presion Qeverisë së Kosovës për shtyrje apo ndryshim të vendimit; - Kur Qeveria e Kosovës ,përmes zëvendëskryeministrit Bislimi shpreh gatishmërinë për pjesëmarrje në konferencën për siguri dhe dialog me Kosovën,edhe përkundër tensioneve politike të krijuara nga ana e Serbisë, delegacioni i Kosovës në krye me zëvendëskryeministrin kur niset për pjesëmarrje dhe nga sjellja teatrale e Serbisë, kthehet mbrapa, nga autoritetet serbe ,me "arsyetimin qesharak, e të ulët,se nuk mund tu ofrohej siguri ", zyrtarët e BE-së ,për këtë rast heshtin , apo japin një deklaratë të shkurt të pakuptimtë dhe abstrakte, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe pyeti, si të besojmë ne kosovarët , në drejtësinë e autoriteteve të BE-së?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"