Liverpoolit i duhet një fitore e thellë

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 19:37
Liverpoolit i duhet një fitore e thellë

Liverpoolit i duhet një fitore e thellë ndaj Napolit për pozitën e parë në grup, formacionet zyrtare

Liverpooli dhe Napoli do të përballen në ndeshjen e fundit në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Napolitanët janë liderë në këtë grup me 15 pikë, tri më shumë se “Të Kuqtë” që ndodhen në pozitën e dytë.

Të dy skuadrat e kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër, teksa sonte do të vendoset përfundimisht për dy pozitat e para.

Liverpooli për të rrëmbyer pozitën e parë duhet të fitojë me katër gola dallim, pasi në ndeshjen e parë kundër Napolit kishte pësuar humbje me rezultatin 4:1.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në “Anfield”.

(Kosova Sot Online)