Llapi e mposhtë Ballkanin e Suharekës, barazim në Gjilan

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 15:13
Llapi e mposhtë Ballkanin e Suharekës, barazim në Gjilan

Llapi e ka demoluar Ballkanin në njërën prej ndeshjeve kryesore të xhiros së 16-të të Superligës së futbollit.

Futbollistët Llapjanët e kanë fitua me rezultat 4:1, në ndeshjen e zhvilluar  në Suharekë kundër Ballkanit.

Dy gola për ekipin e Tahir Batatinës i shënoi Francisco Rivera, kurse nga një e shtuan Fernandinho dhe Gerhard Progni, raporton "Kosova Sot Online".

E golin e vetëm për ekipin “Portokalli” e shënoi Lumbardh Dellova në minutën e fundit.

Falë kësaj fitoreje, Llapi  u ngrit në pozitën e pestë në tabelë. Ballkani mbeti akoma në vendin e dytë në tabelë me 27 pikë, 5 më pak se liderja Drita, e cila i ka tri ndeshje më shumë të zhvilluara.

Ndërkohë, derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës u mbyll baras, 1:1.

 

(Kosova Sot Online )