Vedat Muriqi zbulon edhe jetën private, si e sheh gruaja e tij futbollistin jo simpatik

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 15:51
Vedat Muriqi zbulon edhe jetën private, si e sheh gruaja e tij futbollistin jo simpatik

Në një intervistë për mediumin spanjoll “Radioestadio”, ylli i futbollit evropian Vedat Muriqi ka folur edhe për jetën private. Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Mallorcaas, me të cilën i ka realizuar 8 gola në 12 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash në La Liga. 28 vjeçari është i vetëdijshëm se nuk është njëri prej lojtarëve të pashëm, por nuk e ka këtë problem, sepse adhurohet dhe lakmohet edhe nga bukuroshet me emër, raportok "Kosova Sot Online".

Ai është i lumtur me pamjen e tij, ndërsa e ngacmon gruan e tij për përzgjedhjen e shokut të jetës.

“Aguierre thotë se jam i shëmtuar? Trajneri ka arsye. Jam mjaft i pahijshëm, nuk jam bukurosh, por jam interesant. Gruaja ime? Nuk mendoj se sheh mirë (qeshet). Jemi rritur së bashku, jemi bashkë qe 8 vjet. Unë e kam publikun tim dhe fansat e mi (qeshet)”, deklaroi përfaqësuesi kosovar në një intervistë për mediumin spanjoll “Radioestadio”. Muriqi ndër të tjera ka folur për të kaluarën e tij të vështirë, për luftën në Kosovë që e përjetoi, për punën e kamerierit që e ka bërë dhe për eksperiencat si futbollist.

(Kosova Sot Online )