Sot dy ndeshjet e para hapëse të javës së 17-të në Superligën e Kosovës, Prishtina e pret Drenicën, Dukagjini takohet me Trepçën ’89

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 09:58
Sot  dy ndeshjet e para hapëse të javës së 17-të në Superligën e Kosovës, Prishtina e pret Drenicën, Dukagjini takohet me Trepçën ’89

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet hapëse të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

 Prishtina  pasi u befasua nga Malishe vakërkon të mos e bëjë të njëjtin gabim në shtëpi ndaj Drenicës, që në katër xhirot e fundit ka marrë vetëm dy pikë, transmeton "Kosova Sot Online".

Drenicasit po kalojnë formë të dobët, e cila ka bërë që ata të zbresin në pozitën e parafundit me 17 pikë. Prishtina ka 23 pikë dhe renditet e katërta.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 13:00.

Dy skuadrat e vendeve 7 e 8 e që janë me nga 18 pikë, Dukagjini e Trepça do të takohen mes vete.

Në katër sfidat e fundit, klinasit kanë tri fitore e një humbje, derisa 89-shi, një barazim, një humbje e dy fitore.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, gjithashtu nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online )