Galatasaray po i sillet rrotull Milot Rashicës

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 16:32
Galatasaray po i sillet rrotull  Milot Rashicës

Milot Rashica është njëri prej emrave më të përfolur në shtëpinë e Galatasarayt në javët e fundit. Ylli kosovar po luan për mrekulli për ekipin turk, ndërsa tifozët kanë mbetur mjaft të kënaqur me paraqitjet e tij, e gjithashtu edhe trajneri Okan Buruk. Kjo ka bërë që klubi nga Stambolli të vendos ta blejë kartonin e Rashicës, transmeton "Kosova Sot Online".

.

Sidoqoftë, për momentin, klubi verdhekuq ka marrë përgjigje negative nga Norwich City, i cili e mban kartonin e lojtarit. Turqit dyshojnë se klubi anglez e refuzoi tentimin e parë të tyre pasi dëshiron t’ia rrisë vlerën përfaqësuesit kosovar.  Sidoqoftë, në rastin më të keq, shkruan mediumi turk “Fanatik”, Galata do të mundohet t’ia vazhdojë huazimin ish-futbollistit të Werder Bremenit për një vit tjetër. Por, ndërkohë Norwichi do ta pranonte këtë opsion vetëm me kushtin që në marrëveshje të ceket blerja e obligueshme e lojtarit nga ana e gjigantit turk në verën e vitit 2024. Nëse Norwchi rikthehet në Premierligë verën e ardhshme, Galatasarayt do t’i lehtësoheshin punët pasi klubi anglez do ta shiste lojtarin për të bërë fonde për të blerë futbollistë të tjerë. Norwichi e kishte blerë Rashicën nga Werderi vitin e kaluar për 11 milionë euro. Prandaj, klubi anglez nuk dëshiron të humbasë shumë para pas shitjes së Rashicës.

(Kosova Sot Online )