Prishtina me fat të madh, kalon në të tetën e finales së Kupës pa luajtur fare, Vëllaznimi s’kishte para për të luajtur!

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 15:49
Prishtina me fat të madh,  kalon në të tetën e finales së Kupës pa luajtur fare, Vëllaznimi s’kishte para për të luajtur!

 Ekipi i  Futbollit Prishtina ka kaluar në të tetën e finales së Kupës së Kosovës në futboll pa luajtur fare. Bardhekaltrit e bënë këtë përparim në këtë garë pas kërkesës së kundërshtarit të tyre, Vëllaznimi, i cili nuk ka mundësi të paraqitet në lojë këtë të enjte, për shkak se gjakovarët ndodhen në gjendje jo të mirë financiare,transmeton "Kosova Sot Online ".

“Prishtina mbetet me shpresë se klubi ‘kuqezi’ do t’i tejkalojë këto sfida dhe të organizohet pasi futbollit të Kosovës i duhen klubet me traditë siç është Vëllaznimi. Skuadra jonë pas vendimit për anulimin e ndeshjes, kalon në 1/8 e finales automatikisht”, ka njoftuar FC Prishtina në rrjetet sociale.

Vëllaznimi ishte paraparë si kundërshtari i parë i Prishtinës për këtë edicion sa i përket Kupës, që është trofeu i dytë më i rëndësishëm në Kosovë. 

(Kosova Sot Online )