Varane thotë se saga e Cristiano Ronaldos 'prek' lojtarët

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 17:36
Varane thotë se saga e Cristiano Ronaldos 'prek' lojtarët

Mbrojtësi i Francës, Raphael Varane thotë se situata rreth klubit të tij Manchester United dhe shokut të skuadrës Cristiano Ronaldo "ndikon" të gjithë lojtarët.

Në pjesë të një interviste televizive, Ronaldo tha se ndihet i "tradhtuar" nga klubi, nuk e respekton menaxherin Erik ten Hag dhe po detyrohet të largohet.

United tha se do të shqyrtonte një përgjigje "pasi të jenë vërtetuar faktet e plota".

"Natyrisht që kjo ndikon tek ne," i tha Varane radio stacionit francez Europe1.

“Ne ndjekim se çfarë po ndodh dhe çfarë po thuhet.

“Ne përpiqemi ta qetësojmë situatën në mënyrën tonë, përpiqemi të mos përfshihemi shumë në të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ajo që po ndodh në media në klubet e mëdha po merr vrull.

“Kur është një yll si Ronaldo, edhe më shumë, kështu që ne përpiqemi ta marrim me distancë, domethënë nuk përpiqemi të ndryshojmë situatën vetëm, ne jemi pjesë e një kolektivi”.

(Kosova Sot Online)