Messi ka nevojë për triumfin e Kupës së Botës!

  • A.P /
  • 17 November 2022 - 16:34
Messi ka nevojë për triumfin e Kupës së Botës!

Mauricio Pochettino beson se Lionel Messi duhet të udhëheqë Argjentinën në Kupën e Botës 2022 për të konfirmuar pozicionin e tij si një lojtar i madh i të gjitha kohërave.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain dhe Tottenham është i etur për të parë kombin e tij të shkojë deri në Katar dhe Messi do të jetë kyç për shanset e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ai beson se Messi ka nevojë për një triumf në Kupën e Botës në mënyrë që të provojë madhështinë e tij së bashku me ikonën e Argjentinës Diego Maradona dhe legjendën e Brazilit, Pele.

 I pyetur nëse fitimi i Kupës së Botës ka rëndësi për trashëgiminë e Messit në mesin e lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, Pochettino tha për The Athletic: ''Po, ka rëndësi, sepse Kupa e Botës është ndryshe. Ashtu si Maradona apo Pele, duhet të konfirmosh me trofeun, që është shprehja maksimale e futbollit. Kur e ngre trofeun, është sikur, "OK, ai është më i miri në botë". Është e vetmja gjë që i mungon Messit, ngritja e Kupës së Botës dhe shpresoj në Katar që kjo të ndodhë. Sepse unë jam argjentinas dhe sigurisht dëshira ime është që Argjentina të fitojë Kupën e Botës. Dhe për të konfirmuar Messi është një nga më të mirët, në të njëjtin vend me Maradona dhe Pele.

(Kosova Sot Online)