Liverpooli planifikon transferimin e Bellinghamit në janar

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 10:22
Liverpooli planifikon transferimin e Bellinghamit në janar

Ekipi i Liverpoolit po  po planifikon të nënshkruajë me Jude Bellinghamin në janar. Mesfusha është një pikë e dobët e “Të Kuqve” këtë sezon, teksa Klopp synon të përforcojë atë fazë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bellingham, i cili kaloi formë të mirë me Borussia Dortmundin dhe u ftua nga Anglia për Kupën e Botës, është në listën e klubit nga Merseyside.

Raportet e mëparshme nga ESPN lanë të kuptohet se Liverpooli vlerësohet si favorit për transferimin e 19-vjeçarit, pasi ka krijuar një marrëdhënie të fortë me përfaqësuesit e lojtarit. Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka pranuar se shanset e tyre për të mbajtur mesfushorin në skuadër janë të pakta për verën e ardhshme, por sipas raportimeve nga “Football Insider”, klubi nga “Anfield” do të bëjë një ofertë për të në janar. Raportet pretendojnë se Liverpooli ka punuar për një marrëveshje prapa skenave që nga fillimi i vitit 2022, si pjesë e një marrëveshjeje rekorde të klubit, që pritet të jetë mbi 100 milionë euro.

Për Jude Bellingham interesim besohet se kanë shprehur edhe Real Madridi, Chelsea e Manchester City.

(Kosova Sot Online )