Lewandowski reagon, nuk e pranon vendimin për suspendim me tri ndeshje

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 09:40
Lewandowski reagon, nuk e pranon vendimin për suspendim  me tri ndeshje

Robert Lewandowski ka kritikuar La Ligan pasi ndaj tij u shqiptua dënimi me tri ndeshje mos-lojë. Sulmuesi veteran u ndëshkua në ndeshjen e fundit të Barcelonës përpara pushimit të Kupës së Botës, kundër Osasuna, më 8 nëntor,  transmeton "Kosova Sot Online ". Lewandowskit iu dha kartoni i dytë i verdhë nga gjyqtari Jesus Gil Manzano, pas gjysmë ore lojë. 34-vjeçari dukej se bëri pastaj edhe një gjest kundër gjyqtarit.

Pas rishikimit nga RFEF dhe La Liga të raportit të Manzanos pas ndeshjes, ata zgjodhën të rrisin pezullimin e Lewandowski në tre ndeshje.

“Për mua, është shumë e gjatë. Gjesti nuk ishte për gjyqtarin, por i drejtuar te pankina. Shpresoj që apeli të ndryshojë”, ka thënë ish-sulmuesi i Bayern Munichit, përcjell “Marca”. Barcelona ka apeluar ndaj vendimit për suspendimin e reprezentuesit të Polonisë për tri ndeshje. Kujtojmë se nëse vendimi nuk ndryshon, Lewandowski do t’i mungojë Barcelonës në ndeshjet kundër Epsanyolit, Atletico Madridit dhe Real Betisit.

(Kosova Sot Online )