Speciale: Ceremonia hapëse e Botërorit përmes fotografive

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 11:09
Speciale: Ceremonia hapëse e Botërorit përmes fotografive

Kampionati Botërori në Katar është hapur me një ceremoni shumë interesante, për dallim nga traditat e kaluara,  ku për befasinë e të gjithëve në skenë është shfaqur aktori i njohur amerikan Morgan Freeman. Freeman ka aktruar bashkë me një aktor vendor të Katarit, derisa gjatë hapjes është prezantuar maskota e Botërorit, “La’eeb”, transmeton "Kosova Sot Online".Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al-Thani, mbajti një fjalim në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës, që u mbajt në stadiumin “Al Bayt”.

Ai tha se është punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm, transmeton "Kosova Sot Online". Emiri i Katarit gjithashtu i uroj mirëseardhje dhe fat të gjithëve. “Ne organizojmë Kupën e Botës. Kemi punuar shumë për të organizuar një turne të suksesshëm. Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit. Më në fund, ka ardhur dita e hapjes, të cilën të gjithë e kemi pritur”. “Për 28 ditët e ardhshme ne do të ndjekim festivalin e madh të futbollit në një mjedis komunikimi njerëzor dhe qytetar. Njerëz nga shumë vende të ndryshme do të vijnë në Katar: është mirë që njerëzit ndajnë dhe festojnë diversitetin dhe atë që i bashkon. Uroj që të gjitha ekipet të luajnë futboll të mrekullueshëm, për të jetuar një kohë plot gëzim dhe emocion. Ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve”, u shpreh Tamim bin Hamad al-Thani.

(Kosova Sot Online )