Buffon në Botërorin e Katarit ka një mesazh për iranin

  • S.A /
  • 21 November 2022 - 11:40
Buffon në Botërorin e Katarit  ka një mesazh për iranin

Gianluifi Buffon thotë se është pak i dëshpëruar para fillimit të Botërorit në Katar dhe thotë se skuadra që do të jetë kënaqësi të shikohet në janar do të jetë Juventusi, transmeton "Kosova Sot Online".

Gara në Katar ka filluar dje me fitoren 2-0 të Ekuadorit kundër Katarit kundër mikpritësve, një ndeshje që nuk përshtatej aspak me eventin në fjalë. Në fund të ditës, Italia luajti një miqësore kundër Austrisë, ku humbën 2-0. Juventusi ka fituar gjashtë ndeshje radhazi para pushimit të Kombëtarëve dhe pritet që të jenë shumë të fuqishëm në pjesën e dytë të sezonit.

Duke folur për Rai Radio 1, Buffon fillimisht ka folur për mendimet e tij për Botërorin e Katarit. “Pak e çuditshme, pasi që më parë emocionet ishin më të mëdha, në këtë rast nuk ishin”. “Nuk e kuptoj a vjen kjo për shkak të mungesës së Italisë apo për shkak të fajit të mediave që nuk janë duke e përcjell si duhet për shkak se ai luhet në dimër, në mes të sezonit”.  “Ceremonia ishte e bukur. Ndeshja ishte më shumë së zhgënjim, kam pritur më shumë nga Katari. Por, mendoj që nëse mendon në ndeshjen e tyre, ata janë ndikuar nga përgjegjësia”. “Për mendimin tim ata janë më të fuqishëm se sa ishin dje. Nuk janë mësuar që të luajnë në të tilla ngjarje, me plot stadiumin dhe natyrisht kjo ndikon tek ta”.

Ai ka thënë se më parë do të kishte preferuar të humbasë në Kampionatin Europian por të kualifikohet në Botëror. “Varet çfarë moshe ke. Me 40 vjet kisha preferuar që ta fitoj Kampionatin Europian pasi që nuk do të kisha mundësi ta fitoja më”. “Nëse do të isha më i ri, pjesëmarrja në Botëror është një gjë që nuk tregtohet me asgjë”. Fituesi i Botërorit 2006 ka shpjeguar pse ai do ta mbështesë Kamerunin në këtë turne. “Gjithmonë i kam mbështetur ata si skuadër, prej Botërorit të vitit 1982 dhe më pas e gjeta këtë shenjtërim me ta kur ata ishin befasia e vërtetë e Botërorit në Itali”. “Kishte disa lojtarë që me hynë në zemër, i njoh të gjithë skuadrën e vitit 1990”. Buffon ka folur për situatën politike që e rrethon Botërorin, për punëtorët emigrant dhe për protestat në Iran. “Mendoj që prezenca e Iranit është shumë fer për shkak së sporti duhet të jetë meritokratik dhe ata e kanë merituar që të jenë në fushë. Nëse ata e shfrytëzojnë këtë pjesëmarrje për të dërguar sinjale kolektive për njerëzimin, është e mirëpritur. Le të triumfoj trimëria e lojtarëve të Iranit”. Në fund ai ka folur për Juventusin dhe forcimin e tyre para janarit. “Juventusi, për mendimin tim, kur sezoni fillon përsëri, do të jetë skuadra që duhet të shikohet pasi që do të jenë komplet. Juve do të jetë e frikshme”.

(Kosova Sot Online )