Real Madridi në Botëror po e përcjell hap pas hapi edhe nga afër Alphonso Daviesin

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 09:31
Real Madridi  në Botëror po e përcjell hap pas hapi edhe nga afër  Alphonso Daviesin

Real Madridi është duke përcjellur disa lojtarë nga afër në Botërorin e Katarit. Njëri prej këtyre është superylli eksploziv kanadez, Alphonso Davie, i cili është i preferuar për kohë të gjatë i tyre dhe Los Blancos e konsiderojnë pasues të Ferlan Mendys në pozitën e majtë të fushës, transmeton "Kosova Sot Online".

Los Blancos nuk janë të sigurt se a duhet t’ia zgjasin kontratën e tanishme mbrojtësit të majtë Mendu, pasi që ai nuk i ka bindur ata me paraqitjet e tij, sidomos në fazën ofensive.

Davies (22) konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë të majtë në Europë dhe ka bërë hapa të mëdhenj në Bayern Munchen viteve të fundit.

Raporti shton se Davies vlerësohet diku më shumë 70 milionë euro. Për shkak së kontrata e tij me Bayernin skadon më 2025, Real Madridi do ta këtë të vështirë për të negociuar me Bayernin, pasi që ata nuk do ta lëshojnë lehtë një aset të tyre aq të çmuar.

(Kosova Sot Online )