Mos arritja e marrëveshjes për targat nuk është dështim, është sukses rikthimi bashkë me aleatët besnik të pavarësisë së Kosovës

Mos arritja e marrëveshjes për targat nuk është dështim, është sukses rikthimi bashkë me aleatët besnik të pavarësisë së Kosovës
Mos arritja e marrëveshjes për targat nuk është dështim, është sukses rikthimi bashkë me aleatët besnik të pavarësisë së Kosovës

Dr. Hysni Aliu

  • 23 November 2022 - 07:55

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Si gjithherë presioni orientohet kah më i ligu, pra Kosova në këtë rast, por fatmirësisht në anën e të ligut qëndronte i dinjitetshmi, i cili tha po ne jemi të lig, por jemi të pastër, jemi në të drejtën tonë, dhe si rrjedhojë nuk jemi të thyeshëm e as të kërcënueshëm.

Refuzimi i z. Kurtit që të përshtatet me tandemin Vuçiq Borrel, ishte një shuplakë fytyrë për BE-në dhe një kambanë alarmi se për ta, për ta larguar nga ajo pozitë njeriun që sipas medieve evropiane vuan nga racizmi dhe që nuk përfaqëson vlerat e BE-së.

-Albin Kurti, në Bruksel, zgjodhi vendin dhe kombin e vet para vetvetes. Kjo ma kujtoj kohën kur kryetarit të Ukrainës z. Zelenski, perëndimi i ofruan evakuimin nga Ukraina që të shpëtonte vetveten, e ai me krenari ju tha" jo unë qëndroj me popullin tim sepse i këtij populli jam". Situata e fundit ne dialogun në Bruksel më asociacion me një situatë të mundshme në të ardhmen, kur do të ulen Rusia e Ukraina në tryezën e bisedimeve, paramendoni çka do ti thoshte z Borrel Ukrainës " z. Zelenski është fajtor sepse nuk e pranoj ofertën e Putinit, që për të njëjtën çështje të bisedohet 100 vite sepse më mirë 100 vite dialog se sa një ditë luftë"! Mos suksesi i arritjes së marrëveshjes për targat në realitet është sukses për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare , pjesën e bashkësisë ndërkombëtare që është pro Kosovës.

Suksesi në takimin urgjent të së hënës që u thirr nga Boreli, do të ishte mos sukses, sepse ky takim u projektua më herët që ta vendosë Kosovën në një pozitë që të pranon diçka që nuk do të vlente asgjë.

Ky sukses për mua e mos sukses për z. Borrel ishte paraprakisht i përcaktuar, duke ditur deklaratat e mëhershme të lëshuara nga BE dhe ndërmjetësuesit evropian që u bënë me muaj të tërë që ishin kundër implementimit të marrëveshjes për targat edhe pse e konsideronin të drejtë vendimin e qeverisë, ky ishte një sinjal i fortë për Serbinë që ata të kërcënojnë me luftë nëse dikush guxon të shqiptoj një gjobë të vetme për automjetet me targat serbe.

Bashkësia ndërkombëtare e kryesuar nga z. Borrel ishte në anën e kriminelëve nga Serbia e Rusia që i digjnin shtëpitë dhe automobilat e serbëve që guxonin të bënin konvertimin e tabelave në RKS.

I njëjti Vuçiq i cili kërcënonte me luftë deri dje, sot ishte i gatshëm të ndalë dhënien e tabelave të kohës së Millosheviqit, pra të realizoj diçka që e ka nënshkruar që në vitin 2013, si një zgjidhje prapë e përkohshme, për të cilën do të diskutohej sërish 6 muaj duke garuar edhe pothuajse 10 vite të tëra, diskutime që u mbajtën në të kaluarën.

Pra shtyrje pas shtyrjes që nuk do të përfundonin kurrë, ashtu siç u bë deri me ardhjen e z. Kurti e znj. Osmani në pushtet, njerëz që s’mund të mashtrohen e as të shantazhohen nga dosjet e Hages që i mban në fiok Vuçiqi, dhe me të cilat ende e kërcënon opozitën e sotme.

Besoj me vetëdije të plotë, Borrel u soll si një fëmij 4-5 vjeç, i cili mashtrohet me një bumbon, pra Serbia i ofroi Borrelit diçka që ishte dashur të ofronte para 10 viteve, ndërsa ky i fundit aq shumë u emocionua sa që doli dhe fyeu inteligjencën evropiane duke e bërë kriminelin paqësor e paqësorin kriminel, në këtë rast Albin Kurtin.

Cila është arsyeja?

Si gjithherë presioni orientohet kah më i ligu, pra Kosova në këtë rast, por fatmirësisht në anën e të ligut qëndronte i dinjitetshmi, i cili tha po ne jemi të lig, por jemi të pastër, jemi në të drejtën tonë, dhe si rrjedhojë nuk jemi të thyeshëm e as të kërcënueshëm.

Refuzimi i z. Kurtit që të përshtatet me tandemin Vuçiq Borrel, ishte një shuplakë fytyrë për BE-në dhe një kambanë alarmi se për ta, për ta larguar nga ajo pozitë njeriun që sipas medieve evropiane vuan nga racizmi dhe që nuk përfaqëson vlerat e BE-së. Ashtu siç atëbotë, kur z. Ramush Haradinaj e pat turpëruar Mogherinin natyrisht me përkrahjen e Gjermanisë, në të njëjtën mënyrë z. Kurti e hodhi në baltë nj racist nuk i qëndron besnik rolit të ndërmjetësuesit të drejtë por kthehet kah dikush që quhet Putini i vogël.

Z. Borrel në mënyrë të sëmurë, u detyrua që dy herë të përsëritë urdhrin për Kosovën që të shtynë marrëveshjen, duke harruar që Kosova nuk është shtet sepse Borrel ka luftuar për të, por se është shtet sepse ka lindur nga një gjenocid i kryer pikërisht nga njeriu krah të cilit i doli.

Aj harroi që edhe pse Kosova ka një opozitë të shantazhuar nga dosjet që i mban Vuçiq në fiok, prapëseprapë ka një popull të pathyeshëm, dhjetë milionësh që din në krahun e kujt të del dhe din ti del zot vendit të vet, ka edhe miq që prapaskenave ja thonë të vërtetën në fytyrë edhe Borrelit. Borrel beson, ashtu siç beson edhe opozita Kosovare, që shqiptarët s’kanë asnjë vlerë dhe se Kosova mundet të përdoret si vegël kusuritje me Serbinë, Borreli për raportin e Serbisë me Rusinë e këta opozita jonë kusuritje me Vuçiqin për lëkurën e pasuritë e tyre dhe dëshirën për tu kthyer sërish në pushtet për të vazhduar vjedhjet.

Po këta besojnë që Kosova udhëhiqet nga praktikantët, por këta praktikant njëmend po ju dalin një arrë ku po ju thyhen dhëmbët kriminelëve që kafshojnë. Borrel po beson që ai është shefi e bosi, ashtu siç besonin opozita që çdo individ me emër të huaj është shef e bos, si rrjedhojë fjalës së tij duhet ti thuhet amin. Harruan që njeriu i dinjitetshëm është shef e boss i vetvetes, dhe që as nuk e lejon tjetrin ti bëhet shef e as nuk pranon që vet ti bëhet shef e bos dikujt. Vuçiq shkoj me kërkesën për të kërkuar formimin e asociacionit si rrjedhojë ai do të pranonte që mos të jep më targa të Millosheviqit. Kjo i bije sikurse një grup kriminal që kidnapon një individ, dhe kur negociohet me të i thotë po do ta lironte nëse ma bjen tjetrin në vend të tij, e këtë idiotësi e pranoj Borrel.

Pastaj këtu është esenca ku tregohet mençuria e Kurtit, aj i thotë, do t bisedojmë edhe për asociacionin dhe Kosova nuk do shqiptoj gjoba, nëse ju pranoni që marrëveshja finale të arrihet deri në mars të vitit 2023, pra pikërisht atë që e kërkoj Gjermania e Franca me SHBA-të, kjo ja hodhi në baltë kërkesën e Vuçiqit për asociacion, dhe zbuloj fytyrën e vërtetë të ti që aj nuk është i gatshëm për marrëveshje përfundimtare. Pra na doli që Kurti nuk po e minon planin Franko Gjerman por këtë plan po e minojnë pikërisht ata që janë bërë krah me Vuçiqin, pra opozita Kosovare dhe Borrelin.

Për Kosovën, nuk ka pas kurrë kohe më të përshtatshme sesa tani për të kërkuar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Ndryshimi i gjendjes faktike në veri, nëpërmes zbatimit të ligjit, e detyron Serbinë që të angazhohet në diskutime për marrëveshjen finale, sepse ata po e shohin që çdo ditë të re ndikimi i Serbisë atje po është më i vogël e dalëngadalë do zhduket tërësisht. Si popull, si votues, na takon që të mbajmë në mend veprimet e opozitës në këto kohëra të vështira për Kosovën, ku edhe me fjalë edhe me vepra po radhiten krah Vuçiqit e Borrelit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".