Debutimi i dobët i Theo Hernandez në Botërori e Katarit

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 09:43
Debutimi i dobët  i Theo Hernandez në Botërori e Katarit

Mbrojtësi i majtë i Milanit, The Hernandez ka bërë njërin prej debutimeve më të dhimbshëm të mundshëm kur hyri në lojë për ta zëvendësuar vëllain e tij të lënduar pasi Franca ishte duke humbur me rezultat 0-1 nga Australia, transmeton "Kosova Sot Online".

25 vjeçari nuk ishte titullar në ndeshjen kundër Australisë.Megjithatë, pas nëntë minutash gjithçka ndryshoj për Les Bleus.

Craig Goodwin shënoi gol për Australianët por Lucas Hernandez u lëndua keq dhe sot u vërtetua që ai ka pasur këputje të ligamenteve të kryqëzuara.

Ai u ekzaminua nga mjekët dhe u zëvendësua nga vëllai i tij më i vogël Theo, i cili bëri paraqitjen e tij të tetë për Francën, të parën në Botëror.

Lucas Hernandez i Bayern Munchen shton listën e lëndimeve të Franca, të cilës i mungojnë disa lojtarë shkaku i lëndimeve përfshirë portierin e Milan Mike Maignan, mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, fituesin e Topit të Artë Karim Benzema dhe yllin e Chelsea, N’Golo Kante. 

(Kosova Sot Online )