Guardiola deklarohet pas rinovimit të kontratës me Manchester City: I lumtur që do të qëndroj edhe për dy vite

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 11:36
Guardiola deklarohet pas rinovimit të kontratës me Manchester City:  I lumtur që do të qëndroj edhe për dy vite

Pep Guardiola ka dhënë komentet e tij pas rinovimit të kontratës me Manchester City. Skuadra e Manchester City ka njoftuar sot për rinovimin e kontratës së Pep Guardiola, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajneri spanjoll ka vendosur të qëndrojë në ‘Etihad’ edhe për dy vite të tjera. Për këtë, ai është shprehur i lumtur.

“Jam shumë i lumtur që do të qëndroj këtu edhe për dy vite. S’mund t’i falënderoj mjaftueshëm të gjithë në klub që më besuan mua. Jam i lumtur, rehat dhe kam gjithçka që më duhet për të bërë punën time. E di se kapitulli i ardhshëm do të jetë i mahnitshëm për dekadën tjetër”, ka thënë Guardiola, transmeton "Kosova Sot Online"

Guardiola synon të vazhdojë dominimin e tij në kampionatin anglez të futbollit, por edhe të fitojë Champions Leaguen e parë që prej largimit nga Barcelona.

(Kosova Sot Online )