Gana mposht Korenë e Jugut

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 16:13
Gana mposht Korenë e Jugut

Ka përfunduar ndeshja në mes Koresë së Jugut – Ganës.
Gana mposhti 3:2 Korenë, në ndeshjen e vlefshme për grupe të Kupës së Botës.

Ndeshjen më mirë e nisën koreanët, duke krijuar raste të mira shënimi, por më konkret ishin ganezët.

Në dy tentime drejt portës, shënuan dy gola.

Fillimisht ishte Salisu që në minutën e 24` i dha epërsinë Ganës.

Mirëpo, ata nuk u ndalën me aq, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Po zhvillohej minuta e 34` kur Kudus dyfishoi rezultatin.

Pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të ganezëve.

Pjesa e dytë ishte më e zjarrtë, pasi u shënuan edhe tri gola të tjera.

Koreanët ishin ata që brenda tre minutash shënuan dy herë me Gue-sung, fillimisht në minutën 58`, më pas në 61`.

Por, ganezët nuk u dorëzuan pas atij barazimi, pasi shënuan edhe një herë.

Po rridhte minuta e 68`transmeton gazeta “Kosova Sot Online”,  kur Kudus i dha epërsinë përsëri ganezëve.

Me këtë fitore Gana pozicionohet në vendin e dytë me tri pikë.

Ndërsa, Koreja e Jugut gjendet në vendin e katërt me vetëm një pikë dhe i vështirësohen punët për kualifikim tutje.

(Kosova Sot Online)