Juventus zgjedh pasardhësin e Agnellit

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 10:49
Juventus zgjedh pasardhësin e  Agnellit

Pronarët e Juventusit, EXOR, kompania që kontrollon shumicën e aksioneve të Juventusit, thotë se Gianluca Ferrero është kandidati që do ta zëvendësojë Andrea Agnellin si President i Zonjës së Vjetër, transmeton "Kosova Sot Online".

Agnelli dha dorëheqje me tërë stafin e tij të drejtorëve pas një takimi emergjent të hënën në mbrëmje që ishte bërë pas një hetimi për mashtrim të detyruar tatimor nga prokurori i Torinos dhe kërkesës nga CONSOB, trupi qeverisës italian që mbikëqyr aktivitetet në tregun e bursës, për të qartësuar bilancin e klubit në qershor 2021.

Juventusi ka regjistruar humbje prej 254.3 milionë euro për sezonin 2021/22. Exor, kompania që formalisht është pronare e Juventusit, tregoi se Gianluca Ferrero është kandidati që do ta zëvendësoi Agnellin në krye të klubit. “Ferrerro ka përvojë solide dhe kompetenca teknike si dhe pasion të vërtetë për Bardhezinjtë, e cila gjë e bën atë kandidatin më të mirë për ta marrë këtë rol”, thuhet në një deklaratë të EXOR.

“EXOR, do të komunikojë shumë shpejt listën e kandidatëve që do ta përbëjnë bordin e ri sipas detyrave ligjore”.

Juventusi konfirmoi me anë të një deklarate zyrtare të hënën që Maurizio Scanavino do të jetë CEO i tyre i ri, derisa pas takimit të ri të aksionarëve, i cili tashmë është shtyrë nga 23 nëntor për në 27 dhjetor, por që më gjasë do të zhvendoset për t’u mbajtur më 18 janar 2023. 

(Kosova Sot Online )