Si u "zhduk" futbollisti i Uruguait Federico Valverde në ndeshjen kundër Portugalisë?

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 11:12
Si u

Federico Valverde që është uruguaian asnjëherë nuk ka shkëlqyer për përfaqësuesen e tij, por kundër Portugalisë ai nuk u pa fare në lojën e tij, transmeton "Kosova Sot Online" . La Celeste barazoi në pjesën e parë dhe ishte në rrugën e duhur që ta siguronte kualifikimin për ndeshjen e fundit me Ganën, por mentaliteti i skuadrës e pengoi shumë yllin e Real Madridit.

Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, sidomos kur portugezët e shënuan golin e parë. Uruguai ndryshoi sistemin, me Valverden që luante krah Rodrigo Bentacur (që ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Uruguait), dhe skuadra përfitoi nga kjo. Si rezultat, Uruguai dukej shumë më i rrezikshëm, e cila ishte turp për Valverden i cili nuk i ofrojë shumë atyre.

Cristiano Ronaldo “shënon” pa prekur topin

Një tjetër fitore e Portugalisë duke ju falënderuar Cristiano Ronaldos, edhe pse ylli portugez nuk e shënoi golin e parë. Krosi i Bruno Fernandes nuk u prek nga CR7, por ai festoi sikurse e kishte shënuar. Të jetë si të jetë, por lëvizja e tij hutoi Rochet, i cili nuk mundi të bënte asgjë pos ta shikonte topin të hynte në rrjetë.

Legjenda portugeze ka shënuar një gol në këtë garë dhe ka tetë në pesë Botëror që ai ka luajtur, numër i njëjtë sa ka Lionel Messi dhe Diego Maradona (i fundit në katër Botëror). Cristiano po e shijon Botërorin e tij të fundit në moshën 37 vjeçare. Për momentin, skuadra e tij është e kualifikuar në 1/8-ën e finales.

Bentancur, “pothuajse” lojtar i Madridit

Ishte janari i vitit 2016 dhe Rodrigo Bentacur, atëherë lojtar i Bocas, dukej me siguri të madhe që do t’i bashkohej Real Madridit për 10 milionë euro. Me të gjitha gjërat që ishin kryer, Florentino Perez nuk e dha bekimin e tij final dhe mesfushori kaloi në Juventus, ku shkëlqeu. Bentancur luajti shumë mirë kundër Portugalisë, kurse paraqitja e tij kulmoi kur kaloi tërë mbrojtjen në përjashtim të portierit Diogo Costa.

Pepe i “përjetshëm”

Mbrojtësi portuges vazhdon të jetë titullar për skuadrën e tij dhe ka rezultate të mira. Ish futbollisti i Madridit është kapiten i Portos dhe është 39 vjeçar i vjetër, ai është i treti lojtar më i vjetër në Botëror, ku është vetëm pas Talveras së Meksikës (40) dhe Atiba Hutchinsonit të Kanadasë (39). Pepe ka 130 paraqitje për Kombëtare dhe ky është Botërori i katër i tij. Ai arriti ti mbajë të qetë treshen sulmuese të Uruguait, Nunez, Suarez dhe Cavani .

Gimenez-Joao, shokët dhe ish shokët e skuadrës?

Një nga betejat që u përcjell në këtë ndeshje ishte ajo në mes të shokëve të skuadrës të Atletico Madrid, Jose Gimenez dhe Joao Felix. Mirë, deri me tani duket se sulmuesi portugez është gati të largohet nga skuadra e Diego Simeone. Gimenez u përpoq ta frikësonte Felixin tri herë në pjesën e parë dhe njëherë në pjesën e dytë. Ishte ndeshje Botërori dhe aty nuk ka vend për shoqëri, por ishte kurioze t’i shikoje ata duke luajtur kundër njëri-tjetrit. 

(Kosova Sot Online)