Pas 45 minutave lojë, Gjermania avancon

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 20:49
Pas 45 minutave lojë, Gjermania avancon

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e grupit E.

Pas 45 minutave lojë, gjermanët avancojnë 1:0 ndaj kostarikanëve.

Ndeshje më të mirë zhvilluan kombëtarja e Gjermanisë, duke kërkuar golin me të filluar takimi.

Skuadra e Hans Flick nisën furishëm lojën, duke shënuar mjaft herët.

Po rridhte minuta e 10` kur Serg Gnabry shënoi me kokë dhe i dha epërsinë gjermanëve.

Pas golit të parë ata kërkonin edhe të dytin atë të qetësisë, por ishte Keylor Navas që nuk lejoi një gjë të tillë.

Në anën tjetër Kosta Rika ishin të rrezikshëm në një rast pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, por Manuel Neuer ishte në vend.

Mbetet të shihet së si do jetë epilogu final i këtij takimi.

(Kosova Sot Online)