Gjermania eliminohet nga Botërori

  • A.P /
  • 01 December 2022 - 22:06
Gjermania eliminohet nga Botërori

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Kosta Rikës dhe Gjermanisë.

Gjermania fitoi 4:2 ndaj Kosta Rikës, por u eliminua nga Botërori

Ndeshje më të mirë zhvilluan kombëtarja e Gjermanisë, duke kërkuar golin me të filluar takimi.

Skuadra e Hans Flick nisën furishëm lojën, duke shënuar mjaft herët.

Po rridhte minuta e 10` kur Serg Gnabry shënoi me kokë dhe i dha epërsinë gjermanëve.

Pas golit të parë ata kërkonin edhe të dytin atë të qetësisë, por ishte Keylor Navas që nuk lejoi një gjë të tillë.

Në anën tjetër Kosta Rika ishin të rrezikshëm në një rast pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, por Manuel Neuer ishte në vend.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të gjermanëve.

Në pjesën e dytë ishin kostarikanët që shënuan dy gola të shpejtë.

Fillimisht Tejeda dhe më pas Vargas.

Por, gjermanët u kundërpërgjigjën, pasi e rikthyen epërsinë.

Havertz shënoi në minutën e 85`. Më pas Fulkrug në minutat e fundit shënoi për 4:2.

Gjermania arriti fitore për nuk siguroi kualifikimin, pas humbjes së Spanjës.

Edhe Kosta Rika është jashtë Botërorit.

(Kosova Sot Online)