Juventusi i rrezikuar nga hetimi i UEFA-së

  • S.A /
  • 02 December 2022 - 09:16
Juventusi i rrezikuar nga hetimi i UEFA-së

Ekipi i juventusit mundë të merr ndëshkim serioz nga UEFA, pasi qw sot  u bë e ditur se  kanë hapur një hetim formal kundër Juvetusit,  për shkelje të Licëncës së Klubit dhe thyerje të fer playit financiar, kështu që ata mund të dënohen për tërheqje të marrëveshjeve të ndërsjella, të vendosë gjoba apo t’i përjashtojnë ata edhe nga Liga e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bardhezinjtë do të përballën me tri hetime të ndryshme për momentin, një nga prokurori i Torinos i cili ka rekomanduar që 12 njerëz të shkojnë në gjykatë dhe një tjetër për çështje sportive në Itali dhe Europë.

Një deklaratë e lëshuar nga UEFA në mbrëmjen e djeshme konfirmoi se ka nisur një hetim formal për “thyerja të rregullave financiare” që vinë nga provat që i ka mbledhur prokurori publik i Torinos.

Këtu përfshihen bisedat e përgjuara, shkresat që janë mbledhur gjatë bastisjes së zyrave të tyre dhe madje edhe incizimet e përgjuara në një restorant që është frekuentuar shpesh nga drejtorët e klubeve,

“Më 23 gusht 2022, dhoma e parë e CFCB bëri një marrëveshje me Juventus FC, kjo marrëveshje ishte bërë në bazë të informatave financiare të mbledhura më parë nga klubi për mbylljen e viteve fiskale 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022.

“Në rast se pas përfundimit të këtij hetim, gjendja financiare ishte shumë më ndryshe nga ajo që ishte bërë nga Dhoma e parë e CFCB-së në kohën kudër është përfunduar marrëveshja, apo nëse fakte të reja dhe thelbësore bëhen të ditura, Dhoma e Parë e CFCB-së ruan të drejtën për të ndërpresë marrëveshjen e zgjidhjes së ndërsjellë, duke marrë kështu çdo masë ligjore që ata e konsiderojnë të përshtatshme në përputhje me rregullat e CFCB-së të UEFA-së”.

Kjo në mënyrë efektive do të thotë që Juventusi rrezikon një sërë dënimesh nga UEFA, përfshirë largimin nga garat që organizohen nga ajo si: Liga e Kampionëve, Liga e Europës dhe Liga e Konferencave.

Marrëveshja e ndërsjellë ishte finalizuar në gushtin e vitit 2022, duke bërë që Juventusi të paguajë 3.5 milionë euro për të mbuluar dhe baraspeshuar problemet e tyre financiare gjatë vitit 2019 dhe 2022. 

(Kosova Sot Online )