Thomas Muller po përgaditet të pensionohet pas Botërorit me Gjermaninë

  • S.A /
  • 02 December 2022 - 09:54
Thomas Muller po përgaditet të pensionohet pas Botërorit me Gjermaninë

Ylli i futbollit gjerman Thomas Muller dha shenja që është gati të pensionohet pas Botërorit me Gjermaninë, derisa kjo Kombëtare u eliminua mbrëmë nga Botërori, transmeton "Kosova Sot Online".

Ishte një natë kaotike në Botërorin e Katarit mbrëmë, me tabelën e Grupit E që ndryshoi formë pasi që Japonia fitoi grupin duke e lënë Spanjën në vend të dytë. Gjermania u eliminua nga gara pavarësisht luftoi shumë kundër Kosta Rikës dhe fitoi me rezultat 4-2. Pas ndeshjes, Muller dha shenja se ai është afër për ta mbyllur karrierën ndërkombëtare me Kombëtare.

“Nëse kjo ishte ndeshje e fundit e imja me Gjermaninë, disa fjalë për tifozët e Gjermanisë: ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme”, tha ai para gazetarëve pas fitores. “Faleminderit shumë. Jam përpjekur për të treguar se luajë me zemër në fushë. Ndonjëherë kishte lot gëzimi, ndonjëherë dhimbje”, transmeton "Kosova Sot Online".

“E bëra këtë me dashuri. Duhet të mendoj për një gjë tjetër tani”. Gjermania tani është eliminuar për herë të parë në grup dy herë radhazi nga Botërori, pasi që e fitoi atë më 2014. Muller ishte larguar nga Kombëtarja për vitet 2019 dhe 2021 sa ishte trajner Joachim Lowe, por tani do të shikon kushtet e tij të kthimit nëse duhet pas këtij zhgënjimi. Nëse ky është fundi i tij me Kombëtare, atëherë 33 vjeçari largohet nga Kombëtarja si fitues Botërori, ka shënuar 44 gola në 121 paraqitje për Gjermaninë. Por, Muller ende ka punë për t’i ofruar klubit të tij, ku tani do të fokusohet në suksese me Bayern Munchen.

(Kosova Sot Online )