Pogba në janar i rikthehet Juventusit

  • S.A /
  • 06 December 2022 - 09:33
Pogba në janar i rikthehet Juventusit

Pogba po i kalon me sukses pasojat e lëndimit dhe tani është gjithnjë e më afër rikthimit aktiv në Juventus, transmeton "Kosova Sot Online)

Paul Pogba me në fund është rrugës së tij të rikthimit pas lëndimit të gjurit që pati në korrik dhe shpreson që të bëjë debutimin e tij të parë në janar për Juventusin.

Mesfushori u rikthye në Torino gjatë verës si lojtar i lirë nga Manchester United, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje me karakter garues për skuadrën e Bardhezinjve.

Ai ka dëmtuar miniskusin e gjurit të tij gjatë stërvitjeve në korrik dhe fillimisht e trajtoi atë me mjekësi popullore por ajo dështoi për t’i dhënë frytet e duhura dhe hyri në operim.

Këtë e kishte bërë që të mund të luante për Francën në Botëror, por një tjetër problem muskulor nuk e la atë që të luajë.

Pogba është duke punuar me një fizioterapeut në Miami gjatë pushimeve të tij por La Gazzetta dello Sport beson që ai së paku ka filluar ta kthejë tërësisht fitnesin e tij.

Serie A rifillon më 4 janar dhe raportohet që Pogba të kthehet në fushë me Napolin më 13 janar, kundër Napolit që janë në pozitë të mirë për ta fituar titullin.

Në të njëjtën kohë. Skuadra do të bashkohet nesër në fushën stërvitore në Continassa dhe aty mjekët e klubit do të mund të japin një përditësim për gjendjen e Pogbas.

(Kosova Sot Online )