Tri skuadra po e kërkojnë mbrojtësin e Interit Stefan De Vrij

  • S.A /
  • 09 December 2022 - 10:58
Tri skuadra po e  kërkojnë mbrojtësin e  Interit  Stefan De Vrij

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, është duke e marrë në konsideratë një kontratë të re, por në të njëjtën kohë ai ka zgjuar interesim nga skuadrat si: Atletico Madrid, Aston Villa dhe Leicester City, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrojtësi është në kontratë deri në fund të sezonit të tanishëm dhe i është ofruar kontratë e re që të qëndrojë në San Siro, për për një pagë më të vogël.

Besohet se propozimi i tyre është 3.5 euro në sezon për dy vite me opsion zgjatjen edhe për vitin e tretë, derisa De Vrij dëshiron ta këtë pagën e njëjtë që është 4.2 milionë euro në sezon.

Sipas asaj që raporton, FCInterNews.it,  nëse nuk do të këtë marrëveshje të re atëherë për De Vrij janë të interesuar disa skuadra jashtë Italisë, aq më pak që ai do të jetë një lojtar i lirë në qershor.

Atletico Madrid, Aston Villa dhe Leicester City raportohet se kanë kontraktuar agjentin e tij, Federico Pastorello për të kërkuar informata për situatën e tij.

De Vrij ju bashkua Interit si lojtar i lirë nga Lazio më 2018.

(Kosova Sot Online )