Pele uron i lumtur Mbappen që theu rekordin e tij me gola

  • S.A /
  • 09 December 2022 - 10:18
Pele uron i lumtur  Mbappen që theu rekordin e tij me gola

 

Legjenda e futbollit të Brazilit, me përmasa botërore,  ka falënderuar Kylian Mbappe për urimet e tij që të bëjë më mirë me shëndet dhe ka thënë që ai është i lumtur që ylli i Francës theu rekordin e tij, transmeton Kosova Sot Online".

Mbappe kishte shkruar në profilin e tij në Twitter, “Lutemi për Mbretin”, pas raporteve që ai është i sëmurë më shëndet, derisa ai po vazhdon të luftojë kundër kancerit dhe është hospitalizuar në spital për shkak të një problemi në zemër.

“Faleminderit (Mbappe). Jam i lumtur që të ju shoh juve që thyeni një tjetër rekord timin në Botëror, miku im”, ka komentuar Pele të Mbappe.

Mbappe theu njërin prej rekordeve të Peles kur ai shënoi dy herë për ta ndihmuar Francën që të fitojë kundër Polonisë në çerekfinale. Ai është i pari lojtarë që ka shënuar nëntë gola në Botëror para se të arrijë moshën 24 vjeçare, duke kaluar kështu këtë rekord që mbante Pele.

23 vjeçari shpreson që ta rrisë rekordin e tij ku do të përpiqet ta ndihmojë Kombëtaren e tij për ta mposhtur Anglinë në çerekfinale të shtunën. 

Image

(Kosova Sot Online )