Argjentina me epërsi minimale ndaj Holandës

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 20:59
Argjentina me epërsi minimale ndaj Holandës

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen çerekfinale mes Holandës dhe Argjentinës, në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kombëtarja argjentinase mbylli 45 minutat e parë me epërsinë minimale 0:1.

Nahuel Molina shënoi në minutën e 35-të, pasi pranoi një asistim të mrekullueshëm nga Lionel Messi.

Kujtojmë se ekipi fitues nga kjo ndeshje, në gjysmëfinale do të takohet me Kroacinë, që sot eliminoi Brazilin

(Kosova Sot Online)