Përfundim i dhimbshën i sezoni për portierin gjerman Manuel Neuer, operohet pasi theu këmbën në skijim

  • S.A /
  • 10 December 2022 - 13:24
Përfundim i dhimbshën i sezoni për  portierin gjerman Manuel Neuer, operohet pasi theu këmbën në skijim

Për  portierin e Bayern Munichit, Manuel Neuer,  ka përfunduar para kohe sezoni i futbollit të ktij viti. Portieri gjerman njoftoi se i është nënshtruar një operacioni, pasi kishte thyer këmbën në skijim,  të cilin operacion  e ka kaluar me sukses, shkruan "Kosova Sot Online".

Neuer pësoi një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës gjatë kohës sa ishte në skijim. Përmes llogarisë së tij në “Facebook”, 36-vjeçari konfirmoi gjithashtu se për të ka përfunduar tashmë sezoni. 

“Çfarë mund të them, fundi i vitit mund të kishte shkuar padyshim më mirë… Ndërsa po përpiqesha të pastroja kokën gjatë skijimit, pësova një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës. Operacioni i djeshëm shkoi mirë. Shumë faleminderit mjekëve! Megjithatë, më dhemb të di se sezoni aktual ka përfunduar për mua”, shkroi Neuer.

https://www.facebook.com/manuel.neuer/posts/722018625959718

(Kosova Sot Online )