Për Moises Caicedo, garë mes Liverpoolit dhe Chelsea

  • S.A /
  • 18 December 2022 - 09:57
Për Moises Caicedo, garë mes Liverpoolit dhe Chelsea

Sipas asaj që raporton gazetari i Sky Sports, Dharmes Sheth, Liverpooli pritet që ta rivalizojë Chelsean në garë për nënshkrimin e mesfushorit të Brightonit dhe Ekuadorit, Moises Caicedo, transmeton "Kosova Sot Online".

Caicedo (21), është duke u kërkuar nga të gjitha skuadrat e kreut të Premier Ligë pas një paraqitje impresive të tij me Brightonin vitin e kaluar.

Mjellmat paguan për të pesë milionë funte dhe tani mund ta shesin së paku tetë herë më shumë për shumë që e kanë blerë atë, aq më pak kur ai shkëlqeu me Ekuadoron në Botërorin e Katarit.

(Kosova Sot Online )