Çfarë thonë statistikat e Katari 2022:Triumfi i Messit apo Mbappe?

  • S.A /
  • 18 December 2022 - 13:55
Çfarë thonë statistikat e Katari 2022:Triumfi i  Messit apo Mbappe?

Kush ishte deri me tani më i mirë në Botërorin e Katarit – Messi apo Mbappe? Statistikat para finales ua tregojnë këtë parashikim, transmeton "Kosova Sot Online".

Lionel Messi do të luajë sonte kokë me kokë me Kylian Mbappen në finalen e Botërorit që ka mbetur edhe më pak se 3 orë të nisë, pasi që skuadrat e tyre Argjentina dhe Franca janë duke e kërkuar njërin prej çmimeve më të mëdha në futboll.

Dyshja e Paris Saint-Germain kanë qenë futbollistë kyç për Kombëtaret e tye dhe golat e shënuar kanë qenë krucial në rrugën e tyre për në fiale. Megjithatë, sa peshojnë ata kundër njëri-tjetrit deri me tani. si krahasohet futbollisti më i ri që tashmë ka fituar një Botëror me shtatë herë fituesin e Topit të Artë, veteranin Messi?

Më poshtë do të mësoni disa nga statistikat që kanë pasur në Katari 2022, Messi dhe Mbappe.

Lionel Messi vs Kylian Mbappe – Katari 2022, golat

Në termat e shënimit të golave Messi dhe Mbappe kanë shënuar nga pesë gola secili në gjashtë paraqitje të Botërorit 2022. Ata janë në luftë qafë për qafë në garën për Topin e Artë.

Messi ka luajtur më shumë minuta, me Argjentinën që shkoi në kohën shtesë me penallti në çerekfinale kundër Holandës, kështu që shkalla e minutave për gol në krahasim me Mbappen është më e lartë, por kështu ato janë 4.75 në 3.46 minuta për një gol në ndeshje.

Nga pesë gola të Messi në garë, tri janë shënuar nga penalltia. Për dallim, golat e Mbappes kanë ardhur pas lojës së hapur.

Mbappe ka shënuar tri herë në fazën e grupeve (një gol kundër Australisë dhe dy kundër Danimarkës), para se të shënoi dy të tjerë në 1/8-ën e finales kundër Polonisë.

Megjithatë, sulmuesi i PSG ka dështuar për të shënuar në dy ndeshje rresht, në çerekfinale kundër Anglisë dhe gjysmëfinale kundër marokut, duke mos përmirësuar si duhet lojën e tij në të dy ndeshjet.

Lionel Messi vs Kylian Mbappe – Katari 2022, asistent

Messi ka bërë më shumë asiste së sa Mbappe në Botëror, duke asistuar në tre gola për Argjentinën, kundër Meksikës, Holandës dhe kundër Kroacisë.

Vrapimi i jashtëzakonshëm i tij që dërgoi të goli i tretë i Argjentinës në Botëror në gjysmëfinale kundër Kroacisë, në të cilën ai turpëroi Josko Gvardiol, bëri që të cilësohet si më i miri ndonjëherë i shënuar nga analistët.

Mbappe, në anën tjetër, ka asistuar dy herë në garë, një për Olivier Giroud në ndeshjen kundër Australisë dhe një tjetër në ndeshjen kundër Polonisë.

Duhet të theksohet së, që messi nuk është i vetmi futbollist playmejker në Argjentinë, pasi që ai po ashtu kroson në ndërprerje që i jep atij një avantazh të vogël ndaj Mbappes në këtë fushë.

Lionel Messi vs Kylian Mbappe –  kush ka qenë më mirë?

Në shikim të parë, statistikat tregojnë që Messi ka pasur një Botëror më të mirë së Mbappe, nëse shikohet në margjina ajo statistikë.

Derisa dyshja ka shënuar të njëjtat gola në garë, Messi ka më shumë asiste dhe më shumë goditje në mes të portës, pra një xG më të lartë (gola që mund të shënohen nga ai), ka krijuar më shumë shanse dhe ka pasime më të suksesshme në pasimet në fushën kundërshtare.

Po ashtu, vlen të theksohet që Mbappe ka shënuar vetëm njëherë në ndeshjet me eliminim direkt, duke mos shënuar në çerekfinale dhe gjysmëfinale, derisa Messi ka shënuar në 1/8-ën e finales, çerekfinale dhe gjysmëfinale, duke demonstruar lidership dhe pritet më shumë sot nga kapiteni i skuadrës.

Thënë kështu, Mbappe është dukur jashtëzakonisht i rrezikshëm në faza të eliminimit, pavarësisht së nuk ka shënuar ashtu si do të dëshironte ai. Në fakt, statistikat e driblimeve të tij në garë janë të frikshme dhe kjo e bën të qartë se ai vështirë do të ndalet edhe nga mbrojtësit më të mirë në Botër.

Natyrisht, statistikat dinë të jenë irrelevante kur yjet do të përballën të dielën dhe, në fund të fundit, kushdo që do ta marrë trofeun do të thuhet mandej se ai e kishte paraqitjen më të mirë. 

(Kosova Sot Online )